Botë
OKB-ja, mbledhje urgjente për konfliktin Izrael-Palestinë
12.05.2021 19:31
Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara zhvilloi takimin e dytë urgjent këtë të mërkurë...

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara zhvilloi takimin e dytë urgjent këtë të mërkurë për situatën mes Izraelit dhe Gazës. Thuajse gjithë komuniteteti ndërkombëtar bën thirrje për qetësim, sepse Kombet e Bashkuara i druhen një "lufte në shkallë të plotë" ngaqë konflikti është përshkallëzuar ndjeshëm.
Shkëmbimi vdekjeprurës i zjarrit mes palestinezëve në Rripin e Gazës dhe ushtrisë izraelite është përshkallëzuar ndjeshëm këtë të mërkurë, ndërsa Kombet e Bashkuara i druhen një "lufte në shkallë të plotë".
Mediet izraelite njoftojnë se më shumë se 1.000 raketa janë qëlluar në drejtim të Izraelit nga militantët palestinezë.
Ndërkohë, Izraeli ka kryer qindra sulme ajrore, duke shkatërruar dy blloqe kullash në Gaza.
