Muslimanët në të gjithë botën festojnë sot Fitër Bajramin
13.05.2021 08:56
Besimtarët muslimanë në mbarë botën....

Besimtarët muslimanë në mbarë botën sot kremtojnë Fitër Bajramin, festë e cila bëhet pas mbarimit të muajit të Ramazanit.
Muslimanët gjatë ditës së festës, pas faljes së namazit të Bajramit përcjellin mesazhet dhe urimet e ndërsjella përmes vizitave tek të afërmit e tyre.
Emri Fitër Bajram vjen nga fakti se muslimanët para ditës së Bajramit shpërndajnë lëmoshë, solidarizohen me të varfërit dhe kështu në këtë mënyrë festojnë së bashku këtë festë.
Me këtë rast “TVM2” të gjithë besimarëve mUsliman ju uron gëzuar Fitër Bajramin! Qofshi të bekuar me shëndet dhe prosperitet në familjet e juaja!
