Incident gjatë faljes së Fitër Bajramit në Tiranë, një person tentoi të vetëdigjej! (VIDEO)
13.05.2021 09:13
Policia e Tiranës ka reaguar lidhur me incidentin e rëndë....

Policia e Tiranës ka reaguar lidhur me incidentin e rëndë të ndodhur në sheshin “Skënderbej” ku një person tentoi të vetëdigjej me benzinë.
Policia sqaron se ka shoqëruar 40-vjeçarin B.G i cili do të kryente aktin ekstrem. Ai fillimisht është ndaluar nga besimtarët musliman, që ishin përgatitur për të falur namazin e Fitër Bajramit, ndërsa më pas është shoqëruar nga forcat e rendit për në komisariatin nr.1.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes që tronditi Tiranën mëngjesin e sotëm.
