Musliamanët festojnë Fitër Bajramin, Fetahu: Lusim Zotin ti gëzojë zemrat e njerëzve

13.05.2021 09:37

Besimtarët musliman kudo në botë po festojnë fitër Bajramin....

Pas tridhjetë ditëve agjërim,  besimtarët muslimanë festuan Fitër Bajramin në të gjitha xhamitë në vend të mbushura plot me qytetarë që iu gëzuan heqjes së orës policore, vendim ky që u mundësoi të luteshin të lirë këtë mëngjes pas një muaji ndalese. 

Manifestimi qendror u mbajt në xhaminë e Mustafa Pashës në Shkup, e u transpemtua drejtpërdrejt edhe në TVM 2.

Edhe pse pa kufizime në lëvizje, sigurisht që mbetën në fuqi masat e tjera për mbrojtje nga pandemia. Kreu i Bashkësisë Fetare Islame,  Shaqir Fetahu tha se, ky Ramazan ishte i shoqëruar edhe nga sëmundja e rrezikshme  kovid 19 gjatë ditëve të agjërimit.

Kjo sipas tij e bëri agjërimin të ketë vlerë më të madhe për besimtarët. Ai shtoi se kjo sfidë u tejkalua me sukses duke mundësuar lutjet ndaj  Zotit që të pranojë agjërimin.

“Sot po i drejtohemi të  madhit Zot me lutje të pranojë agjërimin, ibadetet tona, duatë tona, lëmoshat tona, të gëzojë zemrat e të gjithve anembanë globit, ti shpëtojë dhe të ngrisë të doblëtit, ti pajtojë zemrat e njerëzve me qëllim për të jetuar në paqë dhe harmoni, ti shërojë zemrat dhe plagët e familjeve të viktimave që solli sëmundja kovid 19  dhe të forcojë unitetin tonë  për të mirën e familjeve tona popullit tone dhe njerëzisë në përgjithsi. Për përkushtimin që kemi treguar në muajin e shenjtë të Ramazanit. Lutemi që me mëshirën e Allahut fuqiplotë të na kaplojë fryma e Muhamedit a.s  kush e agjëron mujain e Ramazanit me besim të paluhatshëm dhe me vetëdije të lartë  do ti falin të gjitha mëkatet e mëparshme” – u shpreh Kryetari i BFI-së, Shaqir Fetahu.

Pas faljes së namazit të Fitër Bajramit,  besimtarët uruan  njëri tjetrin me mesazhe për paqe, mirësi, respekt dashuri dhe mëshirë. Sipas traditës islame Fitër Bajramni festohet tre ditë.

Gjatë urimeve në familje e te të afërmit, sigurisht që edhe më tej duhet bërë kujdes për të ruajtur veten dhe gjithë të tjerët nga përhapja e pandemisë. (Flutura Latifi, TVM2)