Lod, izraelitët sulmojnë xhaminë Al Nor

13.05.2021 11:14

Vazhdon situata e tensionuar mes izraelitëve dhe palestinezëve....

Vazhdon situata e tensionuar mes izraelitëve dhe palestinezëve. Izraelitët sulmuan mbrëmë xhaminë Al-Nour, në qytetin e Lod, ku rreth një e treta e popullsisë janë palestinezë.

Në Lod është shpallur gjendje e jashtëzakonshme për shkak të përshkallëzimit të ngjarjeve. Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, deklaroi se për qytetin Lod dhe zonat përreth, ku policia izraelite dhe palestinezët janë përballur me njëri-tjetrin, do të dërgohen nga Bregu Perëndimor nën okupim njësi shtesë të policisë

Deri më tani, raportohet se janë vrarë 69 njerëz, përfshirë 17 fëmijë.

Ndërkohë, më shumë se 390 të tjerë janë plagosur. Megjithate një numër I madh palestinezësh këtë mëngjes kanë marr pjesë në faljen e namazit të Bajramit në Xhaminë Al Aksa në Jerusalem.