DAP: Kina, Irani dhe Rusia ndër shkelësit më të mëdhenjë të lirive fetare

13.05.2021 11:36

Departamenti amerikan i Shtetit....

Departamenti amerikan i Shtetit ka akuzuar Kinën për kryerje të “gjenocidit” kundër myslimanëve ujgurë dhe minoriteteve tjera fetare në raportin e tij vjetor, në të cilin Irani dhe Rusia janë renditur të mesin e shkelësve më të mëdhënj të lirive fetare në botë.

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Bliken ka shfrytëzuar raportin vjetor të DASH-it për lirinë fetare në botë, për të përmendur ata që konsiderohen shkelësit më të mëdhenj të lirive fetare.

“Liria fetare nuk mund të realizohet plotësisht nëse nuk respektohen të drejtat tjera të njeriut, dhe kur qeveritë shkelin të drejtën e njeriut për të besuar dhe për t’u falur lirshëm, kjo gjë rrezikon gjithçka tjetër”, ka thënë ai.

Blinken ka kritikuar abuzimet me lirinë fetare në Kinë, Iran dhe Mianar, të njohur edhe si Burma, më pas në Rusi, Nigeri dhe Arabi Saudite.