“Covid 19”, astraZeneca efektive kundër varinatit indian
Pavarësisht debateve të mëdha në lidhje me efektivitetin e vaksinave...

Pavarësisht debateve të mëdha në lidhje me efektivitetin e vaksinave kundër mutacionit indian, ekziston një raport në të cilën theksohet se AstraZeneca siguron mbrojtje ndaj variantit Indian.
Mes frikës në rritje se mutacioni indian mund të përhapet në gjithnjë e më shumë vende të botës, Financial Times ka theksuar se 33 punëtorë të vaksinuar plotësisht me AstraZeneca në një azil të Neë Delhi zhvilluan simptoma të lehta pas vaksinimit. Kjo do të thotë që vaksina mund të ndihmojë në uljen e shtrimeve në spital dhe në uljen e vdekjeve në të njëjtën kohë, gjë që është thelbësore për Indinë, ku spitalet janë në kaos.
Deri më tani, varianti indian është përhapur në 40 vende, ka bërë të ditur Organizata Botërore e Shëndetësisë.
