Vrasja në Butel, MPB: Punojmë për zbardhjen e plotë të rastit

13.05.2021 13:07

Mbrëmjen e së mërkurës, rreth orës 22:00 në Butel të Shkupit....

Mbrëmjen e së mërkurës,  rreth orës 22:00 në Butel të Shkupit është vrarë 43 vjeçari Kamer Idrizi. Ai u qëllua me mbi 80 plumba derisa po udhëtonte me automjetin tip “Golf”, në të cilën ishte edhe nipi i tij 22-vjeçar nga Haraçina.

I riu mori gjashtë plumba dhe është dërguar me urgjencë në spital. Ngjarja ka ndodhur në parkingun në kryqëzimin e bulevardeve ‘Bosnjë dhe Hercegovina’ dhe ‘Hristijan Todorovski-Karposh’.

“K.I. vdiq në vend, dhe L.P. u transferua në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit "Shën Naum Ohridski ", ku u konfirmua se kishte lëndime të rënda trupore. Skena u inspektua nga një ekip inspektimi nga SPB Shkup dhe Prokurori Publik, me urdhër të të cilit trupi i të ndjerit u dorëzua për autopsi, dhe automjeti u vulos dhe u transferua në stacionin policor në Kisela Vodë për procedime të mëtejshme” – thanë nga MPB.

I ndjeri Kamer Idrizi për opinionin e gjerë u bë i njohur në vitin 2019, kur disa persona të maskuar, gjuajtën dhjetëra plumba ndaj tij në hotel Aleksandar  Palace në Shkup.  Pak kohë më parë kishte humbur edhe të vëllain. Nga MPB thonë se po ndërmerren të gjitha masat për zbardhjen e plotë të rastit.