Hristijan Mickoski uron besimtarët për Fitër Bajram

13.05.2021 13:30

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski....

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski në emrin e tij personal dhe në emër të partisë që drejton ka uruar besimtarët myslimanë me rastin e festës së Fitër-Bajramit.

“Momentet fstive le të kalojnë në gëzim dhe qetësi, me dëshira të sinqerta për shëndet dhe prosperitet për secilin prej Jush dhe Familjet Tuaja. Kjo kohë e sfidave, varfërisë dhe problemeve të përbashkëta mund t`I tejkalojmë nëse jemi bashkë dhe nëse tregojmë se me mirëkuptim, bashkëpunim dhe tolerancë mund t`I kalojmë të gjitha pengesat, njëjtë sikurse që e kemi bërë shekuj më parë. Maqedoninë ta ndërtojmë sikurse shtëpinë tonë dhe ta mbrojmë nga shkatërimi që është duke e çuar pushtetit aktual. Të gjithë ne kemi përgjegjësi të kujdesemi për secilin njeri në këtë shtëpi që të ketë prosperitet dhe perspektivë. Ta ndërtojmë këtë perspektivë këtu tek ne, të sigurojmë prosperitet për ne dhe për brezat tonë këtu. Të jemi solidarë me njëri-tjetrin, por edhe të përkushtuar për suksesin, për shkak se cdo sukses është parakusht për sukses të Maqedonisë. Urime Bajramin e Ramazanit!” – thuhet në urimin e Kryetarit të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoskit.