Afrim Gashi uron besimtarët për Fitër Bajram
13.05.2021 13:54
Kreu i Alternativës, Afrim Gashi....

Kreu i Alternativës, Afrim Gashi, me rastin e Festës së Fitër Bajramit ka uruar të gjithë besimtarët musliman.
“Bajrami është festë e vizitave, dashurisë dhe harmonisë. Andaj, këto ditë mos u kurseni, shpërndajeni gjithkund këtë gëzim. Njerëzimi edhe në të kaluarën ka kaluar këso sfida, por gjithnjë ia ka dalë. Andaj, unë jam i bindur se edhe kjo sprovë e Zotit dalëngadalë po merr fund dhe ne po bashkohemi si gjithnjë në festa e gazmende. Lutem që agimi i Bajramit të na gjejë me plot dashuri, ndërsa sofra e Bajramit të jetë e bereqetshme dhe e mbushur plot me lutje për Zotin, Furnizuesin e Vetëm! E gëzofshi për mot e jetë Bajramin e Madh! Zoti ju bekoftë!” – thuhet në urimin e Afrim Gashit.
