Menduh Thaçi uron besimtarët për Fitër Bajram

13.05.2021 14:03

Kreu i PDSH-së, Menduh Thaçi...

Kreu i PDSH-së, Menduh Thaçi, me rastin e Festës së Fitër Bajramit ka uruar të gjithë besimtarët.

“Kjo festë karakterizohet me solidaritet dhe devotshmëri, veti të cilat na bëjnë më të fortë për të mos devijuar nga rruga e drejtë dhe besimi duke vazhduar me angazhimet e mëtejshme si dhe me kultivimin e vlerave tona fetare dhe kombëtare” – thuhet në urimin e kreut të PDSH-së, Menduh Thaçit, me rastin e festës së Fitër Bajramit.

“Në emrin tim dhe në emër të Partisë Demokratike Shqiptare, ua uroj gjithë besimtarëve mysliman Festën e Fitër Bajramit. Uroj që kjo festë të përcillet me dashuri, respekt, solidaritet dhe me mirëqenie ekonomike për ju dhe familjet tuaja” – thuhet në urimin e Kryetarit të PDSH-së, Mendu Thaçit.