Presidenti Pendarovski uron besimtarët për Fitër Bajram

13.05.2021 14:12

Presidenti Stevo Pendarovski, ka uruar të jothë besimtarët muslimanë për festën e Fitër Bajramit....

Presidenti Stevo Pendarovski, ka uruar të jothë besimtarët muslimanë për festën e Fitër Bajramit.

“Të qëndrojmë bashkë dhe të kontribuojmë për mirëqenie për të gjithë bashkëqytetarët tanë, pa marrë parasysh përkatësinë e tyre etnike, fetare, duke ndërtuar një shoqëri të drejtë dhe një shtet prosperues .Të pasuruar me forcën shpirtërore që e jep Bajrami I Ramazanit, shpresoj se edhe më tej do të mbetemi të përgjegjshëm dhe solidarë dhe do të dalim si fitues në betejën me pandeminë e COVID-19” – thuhet në urimin e Fitër Bajramit të Presidentit, Stevo Pendarovski.