Covid-19: 17 viktima, 123 raste të reja, 3 803 të shëruar

13.05.2021 14:42

123 raste të reja me Covid-19 janë regjistruar gjatë 24 orëve të fundit në mbarë vendin...

Këto raste të regjistruara pas testimit të 2 598 qytetarëve, tregojnë për uljen e përqindjes  së infektimeve e cila në këto shifra është 4.7% kundrejt testimeve .
 
Nga Instituti i Shëndetit Publik njoftojnë se janë shëruar 3 803 pacientë dhe kjo ëhstë përqindja më e lartë e regjistruar. Megjithëse është ulur krahasuar me muajt e fundit, sërisht është i lartë numri i jetëve të humbura. 17 pacientë nuk e kanë fituar dot betejën me Covid 19.  Aktualisht në vend ka  6 257 raste aktive.
 
Në qendrat KOvid në shku në 24 orëte  fundit janë shtruiar 23 pacient të rinj, ndërsa është mbyllur kqendra ovid në klinikën e gastro-entero-hepatologjisë. 
 
Nga Ministria e shëndetësisë se deri tani janë aplikuar 175.348 doza të vaksinave kundër COVID-19, prej tyre 25.648 qytetarë  tyre janë rivaksinuar.Vetëm gjatë ditës së djeshme janë aplikuar 14.548 vaksina, ndërsa dozën e parë e kanë pranuar 13.751 qytetarë. Për vaksinim përmes ueb-faqes vakciniacija.mk kanë aplikuar  330.513 qytetarë.  Autoritetet bëjnë thirrje për aplikim pasi vetëm me imunizim masiv mund t’i vijë fundi pandemisë. 
 
Prej mesnatës së të enjtes, ora policore në të gjithë vendin do të fillojë nga ora 24:00 deri në orën 04:00 të mëngjesit. Përhapja e mutacioneve të reja të Covid 19 vazhdon të shihet me shqetësim nga autoritetet. Te nënkoloneli i ARM-së , që u kthye  nga Afrika nuk është vërtetuar lloji afrikan  i  virusit korona, por ai  nigerian.
 
Ai  momentalisht ndodhet në fazën e shërimit dhe është vendosur në dhomë të posaçme izolimi brenda Klinikës infektive. Për momentin në vend vlen vendimi i Qeverisë përmes së cilit të gjithë udhëtarët që vijnë nga vendet Afrikane detyrohen të qëndrojnë në karantinë 14 ditore. 
 
FLORIJE BELULI KAMBERI