Botë
Tiranë: Besimtarët falin Bajramin në sheshin Skenderbeu
13.05.2021 15:32
Mijëra besimtarë myslimanë kanë mbushur sheshin “Skënderbej” në Tiranë...

Mijëra besimtarë myslimanë kanë mbushur sheshin “Skënderbej” në Tiranë, ku është zhvilluar ceremonia e faljes së namazit. Kryetari i Komunitetit Mysliman, BUjar Spahiu, uroi besimtarët për sa më shumë paqe e begati dhe të jenë gjithmonë të bashkuar.
Menjëherë pas ceremonisë, një person ka tentuar të djegë veten me benzinë, ndërsa është neutralizuar nga besimtarët e pranishëm. Nënkryetari i Komunitetit Mysliman, Taulant Bica e cilësoi si një incident sporadik që nuk ka lidhje me besimin.
Burime policore kanë bërë të ditur se 40 vjeccari që tentoi të vetëdigjej, vuan nga probleme të shëndetit mendor.
LULJETA NDOKA
