Maqedoni

Szijjarto për TVM: Veto bullgare ndaj RMV-së, e dhimbshme

13.05.2021 16:23

Ministri i jashtëm i Hungarisë Petar Szijjarto, në një intervistë ekskluzive për TVM...

Ministri i jashtëm i Hungarisë Petar Szijjarto, në një intervistë ekskluzive për TVM, ripërsëriti se  BE nuk mund të jetë e plotë pa pranuar vendet e Ballkanit Perëndimor në gjirin e saj.
 
Sipas tij, Maqedonia e Veritu e ka vërtetuar se është anëtare  e sigurtë e NATO-s e kjo duhet të jetë garancia më e mirë edhe për BE-në. Ai e  cilëson si të  dhimbshme veton bullgare ndaj RMV-së
 
“Është një çështje e dhimbshme. Është e dhimbshme që Bullgaria vuri veto për fillimin e bisedimeve qasëse. Nuk dua t’i gjykoj pasi nuk më takon mua dhe nuk është stili im, por po të varej nga ne, bisedimet qasëse do të kishin filluar që moti me Maqedoninë e Veriut. E dini që pozita e jonë është e qartë si kristal. Bashkimi Evropian nuk mund të jetë i plotë pa Ballkanin Perëndimor. BE nuk mund të jetë e plotë pa pranuar vendet e Ballkanit Perëndimor. Zakonisht u them kolegëve në Bruksel se NATO është në avantazh përball BE-së në Ballkanin Perëndimor me rezultat 3 me 0. Ju, Mali i Zi dhe Shqipëria jeni anëtare të sigurta të NATO-s. Nëse keni dëshmuar se jeni anëtare të sigurta në NATO, atëherë të tilla do të jeni edhe në BE”, u shpreh ministri i jashëtm i Hungarisë, Petar Szijjarto.