Maqedoni

Festa e kthyer në makth, Qenani hyn në operacion gjatë Bajramit

13.05.2021 17:15

Të gjithë festojnë Bajramin, por për Qenan Saqipovskin festa është kthyer në makth të vërtetë...

Të gjithë festojnë Bajramin, por për Qenan Saqipovskin festa është kthyer në makth të vërtetë sepse ai gjatë festës do t'i nënshtrohet operacionit të nëntë nga kanceri. Smundja e grryen çdo ditë dhe vdekja e shikon drejtë në sy.Qenani e ka hequr zorren e trashë dhe disa pjesë të zorrëve të holla. 
 
Ushqimi që fut në bark, i del nga barku përmes një qesje të posacme. Ushqehet sa për të jetuar sepse cdo gjë që fut në gojë I jep mundim.
 
"Shiko, më gërryen (kanceri). Pak përpara isha ulur dhe i thash bashkëshortes, më bën gjellë!Dikush më solli mish. Kush ishte që ta solli mishin?(pyet bashkëshorten). Gruaja : Një njëri, nuk e di kush ishte. I thash hajde të përgatisim diçka për Bajram. Vetëm një copë të vogël e futa në gojë. Ajo thotë ha! Po si të ha, e shikon barkun. I gjithë është i fryer nuk është nga pesha. Krejtë kockë jam, nuk mund të ha", u shpreh kryefamiljari Qenan Saqipovski.
 
Ato asnjëherë nuk ia kanë shtrirë dorën njeriu sepse ,Ai ka punuar në ndërmarrjen “Zhelezara”, ndërsa bashkëshortja është kujdesur për gratë e moshuara. Por ajo tani kujdeset për bashkëshortin e sëmurë.
 
"Gjithë ato operacione, krejt e vetme.  Këtë vit më ka ndihmuar Enisi është pak më i madh për dallim prej viteve tjera. Dërgoje nëpër spitale dhe ktheje, tërsisht  e vetme. S’kam asnjë për të më ndihmuar. E lash vëtëm, e ndeza dritën dhe i thash: Enis mos u frikëso! E kam patjetër ta dërgoj ( në spital), nëse nuk e dërgoj njeriu do të vdesë. Thash, në ora 3:00 i natës mos i frikësoj fqinjët dhe asnjë nuk e thirra", theksoi zonja e shtëpisë Zejnep Saqipovski.
 
Qenani vuan nga kanceri: mos më leni të vdes sy hapur, ma strehoni familjen!
 
Qenani nuk i trembet vdekjes por shqetësimi i tij më i madh është se ku do ta lë djalin e mitur dhe gruan e tij. Ai e humb vetëdijen kudo dhe djali I tij 15 vjecar Enisi, shpesh ndjehet I tmerruar dhe në panikë në këto situata.
 
"Kam rënë në dysheme, (djali bërtet ) babi , babi. Cfar babi? Nuk mund ta hap derën,banjonja është  e vogël. Gruaja tha Qenani sigurisht vdiq këtu (në banjo). Nuk mbaj mend asgjë. Djali më ka tërhequr zvarrë. Mashaallah i vogël është por shtatëlartë. Gruaja: Është i madh por me vite është i vogël. Kur më kanë vendosur këtu (krevat). Ujë më kanë hedhur fytyrës. (dukë bërtitur, Qenan!!)Kur jam zgjuar e pyes gruan çfarë ka ndodhur?. Ajo tha se kam rënë në banjo.Zoti më ka dhënë dhe jam faleminderues gjithë jetën. Zoti ma dha shpirtin dhe ai ma merr kur të dojë, por më dhimbset djali" , u shpreh kryefamiljari Qenan Saqipovski.
 
Gjithë këto sptova I kanë rrëzuar përtoke,prandaj lusin njerëzit zemërgjërë t'i ndihmojnë të sfidojë smundjen dhe të siguroj strehim për familjen, që nëse vdes mos i mbesin sytë hapur.
 
FARIJE DAUTI BAKIU