Botë

Pandemia covid 19: 160 mln të infektuar, 3.32 mln viktima në botë

13.05.2021 18:37

I rikthehemi në vazhdim shifrave kovid në botë. Numri i infeksioneve Covid-19 të regjistruara...

I rikthehemi në vazhdim shifrave kovid në botë. Numri i infeksioneve Covid-19 të regjistruara që nga fillimi i pandemisë,  ka tejkaluar 160 milionë.
 
Sipas të dhënave nga Universiteti Amerikan Johns Hopkins, numri i viktimave që nga fillimi i pandemisë është mbi 3.32 milionë.
 
Shtetet e Bashkuara mbeten vendi më i prekur në botë në terma absolutë, me 32.8 milionë raste dhe 583 650 vdekje, ndjekur nga India dhe Brazili.
 
India që ëhstë kthyer në epiqendër të virusit javët e fundit, nuk po ia del të ndalë pandeminë. Sërisht numri i viktimave ditore ishte mbi 4 mijë. Infektimet shkuan në  mbi 362 mijë në 24 orë.
 
Edhe pse janë dhënë mbi 1777 mijë doza vaksine, duket se kjo shifër ëhstë pak për  imunizimin në masën e duhut të vendit me 1.4 miliardë banorë. vendi aktualisht përballet edhe me mungesë vaksinash.