River Plate do të luaj në finalen e Copa Sudamericana

28.11.2014 18:16

River Plate është finalisti I dytë në Copa Sudamericana dhe aty do të ndeshet me përfaqësuesin nga Kolumbia, Atletiko Nacional......

Në takimin kthyes gjysëmfinal të kësaj gare prestigjioze në Amerikën Latine, në Super El Klasikon argjentinase, River Plate u takua me rivalin e përjetshëm Boka Juniors dhe arriti ta mposhtë me 1-0, duke vazhduar kështu më tutje, pasi takimi I parë ishte mbyllur pa fitues dhe pa gola.

Golin e vetëm, për eksplodim të vërtet të tribunave në stadiumin “Monumental”, e shënoi Piskullçi, në minutën e 16-të të takimit.

Një moment tjetër kyq I sfidës ndodhi në minutën e katërt, kur mysafirët nuk arritën të ekzekutojnë 11 metërsh përmes Gigliotit, gjuajten e të cilit e mbrojti portieri vendas Barovero. Tani, River Plate në finalen e Copa Sudamericana do të takohet me Atletiko Nacionalin, me ç`rast ndeshja e parë do të luhet në Kolumbi, ndërsa sfida kthyese në Buenos Aires. (Mustafa Ademi, TVM2)