Greqia zyrtarisht çel sezonin turistik, Evzoni prej sot i hapur për shtetasit e RMV-së

14.05.2021 10:37

Prej sot, pika kufitare me Greqinë....

Prej sot, pika kufitare me Greqinë, Evzoni do të jetë e hapur për qytetarët e Maqedonisë së Veriut për të kaluar në shtetin fqinj.

Nga dita e sotme Greqia çel dhe zyrtarisht sezonin turistik, me dhjetëra fluturime do të priten ditën e nesërme në mjaft ishuj.

Autoritetet greke kanë bërë të ditur se brenda 10 ditësh do të jenë vaksinuar gjithë banorët në 19 ishuj të tjerë, destinacione kyçe turistike.

Hapen dhe kufijtë tokësorë me vendet e BE. Për të hyrë në Greqi është e domosdoshme të posedohet certifikatë vaksinimi, test negativ PCR ose një test për anti-trupa.

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se deri në fund të qershorit në Greqi do jenë vaksinuar 4.5 milionë banorë, thuajse gjysma e popullsisë së vendit e vaksinimi do të vijojnë me ritme të shpejta.

Qytetarët nuk qarkullojnë më me orar të kufizuar dhe dërgimin e sms vetëm në 6 kode të lejuara. Gjithashtu, nga sot lejohet qarkullimi në periferi e zona të ndryshme të vendit. Nga e hëna rihapen kopshtet dhe çerdhet, pa self test për fëmijët.