Vazhdojnë tensionet në Lindjen e Mesme, 83 të vrarë në Gaza, mes tyre 17 fëmijë, 7 në Izrael
14.05.2021 10:05
Numri i viktimave vazhdon të rritet...

Numri i viktimave vazhdon të rritet, në konfliktin më të madh midis Izraelit dhe Palestinës që nga viti 2014.
Më shumë se 83 palestinezë, përfshirë 17 fëmijë, janë vrarë në Gaza dhe të paktën shtatë Izraelitë janë vrarë nga sulmet me raketa dhe sulmet ajrore midis Hamasit dhe Forcave të Mbrojtjes së Izraelit.
Ushtria izraelite ka goditur më shumë se 600 objektiva në Rripin e Gazës që nga fillimi i konfliktit katër ditë më parë.
Në Gaza, një enklavë me 2 milion njerëz, nuk ka më siguri. Bota shton apelet për qetësimin e situatës. Izraeli nuk prano ofertën e Hamasit për armëpushim.
