Rritje pagash në arsimin e lartë, Mash dhe SAShK me marrëveshje të re kolektive
Punonjësit në arsimin e lartë....

Punonjësit në arsimin e lartë dhe shkencës, nga shtatori do të marrin paga 10% më të larta. Sindikata e Pavarur për Arsim, Shkencë dhe Kulturë, nënshkroi marrëveshje kolektive për herë të parë me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës. Marrëveshjes iu bashkëngjit edhe Sindikata e Pavarur Akademike.
Me përfshirjen e SPA në marrëveshjen kolektive për herë të parë në 30 vjet të shtetit të pavarur, profesorët negociuan drejtpërdrejt me të drejtat e tyre me MASh-in, pa ndërmjetësimin e strukturave drejtuese të universiteteve shtetërore.
Prej sindikatave konsiderojnë se kjo marrëveshje kolektive është jashtëzakonisht e rëndësishme për zgjidhjen e problemeve sistematike të shtresuara ndër vite, hapet dialogu social dhe rregullimi i marrëdhënieve ndërmjet aktorëve të ndryshëm, bëhet një hap pozitiv në realizimin e kërkesave nga dy viteve e para të planit pesëvjeçar të propozuar nga sindikatat.
Ata presin avancim në të drejtat e punonjësve shkencorë dhe realizimin e plotë e me ritëm të shpejtë të kërkesave të përcaktuara pas përfundimit të pandemisë. Marrëveshja kolektive rregullon dhe avancon të drejtat e marrëdhënies së punës në sektorin e arsimit të lartë dhe shkencës: punësimin, avancimin, të drejtën e pushimit me pagesë dhe pa pagesë, pagës, mbrojtje nga pushimi nga puna, kushte për ndihmë financiare, organizimi sindikal etj.
Në mënyrë shtesë, në komponentin bazë të pagës, do të paguhet edhe stazhi i kaluar. Marrëveshja kolektive e përcakton edhe pragun e sipërm të ngarkesës së kuadrit mësimor me mësim të detyrueshëm edhe jashtë orarit të orëve si dhe pagesën për punën jashtë orarit.
