Rreth 40.000 doza nga “Astrazeneka” arrijnë sot, nesër edhe 100.000 të tjera nga “Sinofarm”

14.05.2021 14:19

Rreth 40 mijë doza të vaksinës “Astra Zeneka”...

Rreth 40 mijë doza të vaksinës “Astra Zeneka” të siguruara përmes mekanizmit Kovaks pritet të mbërrijnë sot në vendin tonë, ndërsa 100 mijë vaksina të tjera nga “Sinofarm” kinez, të cilat janë donacion nga ushtria kineze do të arrijnë gjatë ditës së nesërme.

Nga dozat e reja të “Astra Zeneka”, 24 mijë do të jenë të destinuara për rivaksinim, ndërsa me pjesën tjetër do të vaksinohen ata qytetarë mbi 70 vjet që kanë aplikuar shtesë për vaksinim.