Maqedonia në vazon e katërt para KE 2015
Shtëpia numër një e basketbollit evropian FIBA, gjatë ditës së sotme ka kumtuar rangimin e kombëtareve, në vigjile të shortit për kampionatin evropian vitin 2015, i cili do të hidhet më 8 dhjetor në Diznilend të Parizit.....

Në të njejtin, Maqedonia, një nga gjithsej 24 pjesëmarrëset, do të gjendet në vazon e katërt, bashkë me Poloninë, Belgjikën dhe Italinë.
Në vazon e parë, do të gjenden Franca, Lituania, Spanja dhe Kroacia, në të dytën Sllovenia, Ukraina, Sërbia dhe Finlanda, ndërsa në të tretën Greqia, Turqia, B e H dhe Letonia. Ndërkohë, para shortit në dy vazot e fundit janë gjetur Gjermania, Izraeli, Çekia dhe Gjeorgjia, si dhe Hollanda, Rusia, Islanda dhe Estonia.
Ndryshe, kampionati evropian fillimisht duhej të zhvillohet në Ukrainë, por shkaku I trazirave në këtë vend, për herë të parë do të organizohet nga gjithsej katër shtete, edhe ate Kroacia, Gjermania, Franca dhe Letonia. Samiti i 39-të Kontinental do të mbahet prej 5 deri më 20 shtator. (Mustafa Ademi, TVM2)
