Maqedoni
Varhejli: RMV dhe Shqipëria mund të ndahen në bisedime; Dimitrov: Me RMV-në do të testohet kredibiliteti i BE-së
14.05.2021 16:11
Eurokomisari për zgjerim, Oliver Varheji, ritheksoi edhe njëherë se deklarata e tij...

Eurokomisari për zgjerim, Oliver Varheji, ritheksoi edhe njëherë se deklarata e tij për mundësinë e ndarjes së RMV-së nga Shqipëria në rrugën eurointegruese bazohet në situatën që shihet momentalisht dhe shton se poqese vendet anëtare të BE-së nuk do të mund të arrijnë marrëveshje, gjithsesi kjo çështje do të aktualizohet dhe përgjegjësi duhet të ketë.
Në video fjalimin e tij në forumin “Delfi: në Athinë, dha shpresë për mundësi që të arrihet konsensus për të miratuar kornizën negociuese për Shkupin dhe Tiranën brenda javëve që kanë mbetur deri në Samitin e qershorit.
“Duhet ta dini se të gjitha vendet anëtare duhet të arrijnë marrëveshje sepse procesi është i tillë dhe ne punojmë për këtë qëllim që të sigurojmë përkrahje nga të gjitha vendet anëtare të BE-së. Nëse i referohem asaj që kam deklaruar, kam thënë atë që shoh. Nëse nuk do të kemi sukses të arrijmë marrëveshje për të dyja vendet, kjo çështje do të theksohet përsëri dhe do të duhet të japim përgjigje. Por, për momentin punojmë për të dyja vendet.”,- deklaroi eurokomisari për zgjerim, Oliver Varheji.
Epilogu i samiteve të verës do të vërtetojë disa çështje: Nëse akoma janë gjallë premtimet e Samitit të Selanikut 2003 dhe Sofjes, 2018. Po ashtu BE-ja do të testohet për kredibilitetin e saj dhe për fatin e mëtutjeshëm të procesit eurointegrues të vendit, tha zëvendëskryeministri, Nikolla Dimitorv.
“Pjesa dërmuese e vendeve anëtare janë pro konferencave ndërqeveritare, edhe me neve edhe me miqtë dhe fqinji nga Tirana. Ky është qëllimi ynë i përbashkët për të cilën kemi punuar. Procesi i zgjerimit duhet të jetë në bazë të meritave dhe mendoj se përfundimisht ka ardhur koha të fillojë procesi shumë i vonuar i aderimit. Fillimi i negociatave investon në BE sepse u dhanë premtimet dhe nëne nuk përmbushen premtimet, kjo do të përçon sinjal shumë negativ. Por, investimi më i madh është për ne sepse jemi ne ata që duam të integrohemi. Është investim edhe për Bullgarinë, për miqësinë e dy vendeve dhe popujve.”,- theksoi zëvendëskryeministri për eurointegrime, Nikolla Dimitrov.
Për çështjen e hapur me Bullgarinë, Dimitrov tha se zgjidhja duhet kërkuar brenda marrëveshjes që fqinjësisë dypalëshe ndërsa theksoi se është koha e fundit për të arritur pajtueshmëri dhe për të filluar kapitullin e ri që çon në familjen e madhe evropiane.
NERMIN MULAKI FEJZULLAHU
