Maqedoni

Kumanovë, fëmijët janë helmuar nga “Salmonela” në çerdhe

14.05.2021 17:33

Pas publikimit të një pjese të rezultateve të kryera nga hetimet e bëra dhe analizat e bëra në njërën nga çerdhet e Kumanovës...

Pas publikimit të një pjese të rezultateve të kryera nga hetimet e bëra dhe analizat e bëra në njërën nga çerdhet e Kumanovës, ku fundjavën e kaluar u helmuan 30 fëmijë, nga të cilët disa u mbajtën në spital, konstatohet se fëmijët janë helmuar nga “Salmonela Etiritidis”. Rezultatet gjithashtu bëjnë të ditur se edhe nga 12 të punësuarit 3 kanë rezultuar me “Salmonela Etiritidis”.
 
“Deri tani kemi kontrolluar 66 fëmijë të moshave 2 deri 6 vjet, të çerdhes “Angell Shajçe”, kemi izoluar te 31 fëmijë “Salmonela Etiritidis”, gjithashtu jemi duke analizuar edhe strishot sipërfaqësore që i kemi marrë në sipërfaqet dhe pajisjet e kuzhinës. Prej tyre dy nuk i plotësojnë standardet higjienike. Kemi bërë edhe kontrollim shëndetësor higjienik tek 12 të punësuar, nga të cilët 3 kanë rezultuar pozitiv me “Sallmonella Etiritidis””,- tha drejtori i Qendrës për Shëndet Publik - Kumanovë, Arif Latifi.
 
Kreu i Kumanovës është i habitur nga fakti i paraqitjes së “Salmonela Etiritidis”, në kohën kur në çerdhe janë bërë investime të mëdha dhe kushtet për punë janë përmirësuar dukshëm. Ai gjithsesi paralajmëron përgjegjësi për kompetentët në këtë çerdhe.
 
“A duhet të ketë përgjegjësi? Po, gjithsesi duhet të ketë. E palejueshme është që në kushte të këtilla me investime të mëdha të na paraqitet “Salmonela Etiritidis”. Ky nuk është rasti i parë në Kumanovë, por është rasti i parë në ndonjë çerdhe.”,- theksoi kryetari i komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski.
 
Të përkujtojmë se gjatë vikendit të kaluar në Spitalin e Kumanovës u sollën mbi 30 fëmijë me helmim, të cilët të njëjtën ditë ishin ushqyer në çerdhe.
 
FATLUMI AQIFI