Maqedoni
Covid-19, 30 të infektuar, 16 të vdekur dhe 359 të shëruar
14.05.2021 17:55
Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se në 24 orët e fundit nga 1658 testime janë regjistruar 30 të infektuar...

Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se në 24 orët e fundit nga 1658 testime janë regjistruar 30 të infektuar, jetën e kanë humbur 16 kovid pacientë, ndërsa janë shëruar 359 persona.
Numri i përgjithshëm i të diagnostifikuarve me Kovid-19 që nga fillimi i pandemisë ka arritur në 154 mijë e 524 persona, prej tyre janë shëruar 143 mijë e 427 persona derisa 5184 e kanë humbur jetën.
Aktualisht numri i rasteve aktive është ulur në 5913. Më shumë raste aktive ka në Shkup - 2493, pason Kumanova - 519, Manastir - 419 dhe qytetet tjera me numër më të vogël.
Në Kovid qendrat në vend aktualisht janë të hospitalizuar 586 pacientë të infektuar ndërsa ka edhe rreth 860 shtretër të lirë. Për shkak të uljes së numrit të personave të infektuarve me Covid-19, spitalet kanë mbyllur një pjesë të kapaciteteve të dedikuara për shërimin e pacientëve nga Kovid-19.
FLUTURA LATIFI
