Botë
Përshkallëzohet konflikti izraelito-palestinez, humbën jetën 103 palestinezë dhe 7 izraelitë
14.05.2021 18:22
Palestinezët që jetojnë përgjatë kufirit veriorë dhe lindorë të Rripit të Gazës filluan të largohen nga shtëpitë...

Palestinezët që jetojnë përgjatë kufirit veriorë dhe lindorë të Rripit të Gazës filluan të largohen nga shtëpitë e tyre për shkak të bombardimeve të mëdha izraelite. Familjet palestineze përpiqen të mbrohen në strehimoret e përkohshme në Rripin e Gazës përderisa bombardimet e artilerisë vazhdojnë në pjesën veriore të Gazës.
Në raportin ushtarak është theksuar se 160 aeroplanë i sulmuan mbrëmë njëkohësisht tunelet e gërmuara nën Rripin e Gazës dhe kjo është goditja më e madhe që nga fillimi i përplasjeve të hënën. OKB bën apel qe ti jepet fund konfliktit.
"Për hir të Fitër Bajramit, unë bëj thirrje për t'i dhënë fund menjëherë tensionit dhe konfliktit në Gaza dhe Izrael. Shumë civilë kanë vdekur. Ky konflikt vetëm rrit radikalizimin dhe ekstremizmin në rajon.",- shkruan Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Antonio Guterres në Twiter.
Sulmet vinë dy ditë pasi Kryeministri Netanjahu u deklarua me tone kërcënuese se Hamasi do ta paguaj shtrenjtë sulmin me raketa, i cili erdhi pasi gjykata e Izraelit morri vendim që palestinezët të largohen nga rripi i Gazës.
Ndërkohë Ministri i Mbrojtjes, Benny Gantz, urdhëroi “përforcime të gjithanshme” të forcave të sigurisë për të shtypur kryengritjet e brendshme dhe deri tani njoftohet për mbi 400 të arrestuar. Në shërbim janë thirrur të paktën 7000 rezervistë, shumica të pozicionuar pranë kufirit me Gazën. Kryetari i Turqisë, Erdogan, tha se nuk do të tolerojmë mizorinë e Izraelit në Palestinë, ndërsa mbështeti iniciativën e OKB-së.
“Nëse Organizata për Bashkëpunimin Islam nuk merr menjëherë një qëndrim konkret dhe efektiv, ajo do të mohojë ekzistencën e saj. Është e nevojshme që në përputhje me vendimet e marra në AP të KS-OKB-së të ndërmerren hapa që do të sigurojnë paqen dhe qetësinë në Jerusalem. Ne si Turqi jemi të gatshëm të marrim përgjegjësi për paqe dhe të mbështesim çdo iniciativë nën strukturën e OKB-së.”,- tha kryetari i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan.
Nga këto konflikte jetën e kanë humbur shumë civil, si palestinez edhe izraelitë. Vetëm gjatë festës së Bajramit, kanë humbur jetën 103 palestinezë përfshirë të paktën 27 fëmijë dhe 11 gra, si dhe 530 njerëz janë plagosur. Ndërsa shtatë izraelitë janë vrarë në sulmet me raketa, përfshirë një djalë 6-vjeçar.
FARIJE DAUTI BAKIJU
