Maqedoni

Carovska në Ohër: Mësimi nga shtatori, varet prej situatës epidemiologjike

14.05.2021 19:08

Ministrja e Arsimit, Mila Carovska, sot vizitoi shkollat profesionale në qytetin e Ohrit...

Gjatë vizitës së saj, ajo tha se modeli i përzgjedhur hibrid i mësimdhënies ka dhënë rezultate të shkëlqyera, pa vonesë në arsim, duke mbrojtur kështu nxënësit, mësuesit, por edhe të tjerët. Ajo tha se fillimi i vitit të ardhshëm shkollor varet nga situata epidemiologjike. 
 
“Angazhimi im dhe i qeverisë është që shkollat të jenë përsëri plot me nxënës, unë do të doja që kjo të ndodhte që nesër. Sidoqoftë, është e rëndësishme të vlerësohet situata epidemiologjike dhe të respektohet mendimi i ekspertëve të Komisionit për sëmundje infektive. Në momentin që do të ketë një qëndrim zyrtar, do ta paraqesim në publik.”,- tha ministrja e arsimit dhe shkencës, Mila Carovska.
 
Për protestën e prindërve, e paralajmëruar në shumë qytete të Maqedonisë së veriut, Carovska tha sa është e drejta e tyre, ndërsa kërkesat e tyre janë realizuar. 
 
“Kërkesat kryesore ishin që të kthehet etika dhe religjioni si lëndë, ajo është lëndë zgjedhore edhe tani, d.m.th. ekziston. Kërkesat tjera ishin që të ketë mësim dhe libra, mësim ka dhe do të ketë edhe libra ka dhe do të ketë, që tregon se kërkesat e tyre janë realizuar.”,- theksoi Carovska.
 
Carovska gjatë vizitës në Ohër dhe se për momentin ministria e arsimit dhe shkencës është fokusuar në vaksinimin e mësuesve, kështu që mësimi me prezencë do të jetë më i sigurt. 
 
ILMIJE ZHAKU