Maqedoni

Carovska: Mënyra e mësimit varësisht nga gjendja

14.05.2021 19:36

Ministrja e Arsimit, Milla Carovska, nuk e përjashton mundësinë e kthimit...

Ministrja e Arsimit, Milla Carovska, nuk e përjashton mundësinë e kthimit të nxënësve në shkollë nga shtatori i këtij viti.

“Pas realizimit të suksesshëm të maturës në fillim të qershorit, kemi diskutuar me Ministrinë e Shëndetësisë, që të kemi takime të përbashkëta, në të cilat do të përcaktojmë si do të fillojë viti shkollor në shtator.”, – tha Carovska.

“Modeli i kombinuar i mësimdhënies online dhe me prani fizike, këtë vit ka dhënë rezultate. Mësuesit që kanë mbajtur mësim nga klasa e parë deri në klasën e tretë tashmë janë vaksinuar, ndërsa me dozën e parë janë vaksinuar edhe ata që do të jenë përgjegjës  Lidhur me njoftimet e nesërme për protesta nga prindërit, që janë kundër ligjit të ri për librat shkollorë, që parashikon digjitalizimin e tyre”, Carovska thotë se kërkesat janë përmbushur.