Botë
Dy viktima dhe 49 raste të reja me koronavirus në Kosovë
14.05.2021 20:04
Në Kosovë u konfirmuan të premten dy viktima nga koronavirusi dhe 49 raste të reja të të infektuarve...

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës tha se një rast i vdekjes u regjistrua në Mitrovicë dhe një në Vushtrri. Sipas tij, rastet e reja pozitive rezultuan pas testimit të 1,835 mostrave.
Shifra prej 49 i bie që dy për qind e të testuarve kanë dalë pozitivë. IKSHPK-ja po ashtu njoftoi se në 24-orëshin paraprak, 310 pacientë janë shëruar nga koronavirusi.
Me këto shifra, numri i përgjithshëm i të infektuarve në Kosovë arrin në 106,803, i viktimave në 2,220 dhe i të shëruarve në 99,097. Raste aktive aktualisht janë 5,486. Në Kosovë është në zhvillim e sipër faza e dytë e vaksinimit, ku bëjnë pjesë personat e moshës 65-79 vjeç.
Në fazën e parë që ka nisur në fund të marsit, përparësi u është dhënë punonjësve shëndetësorë dhe personave mbi 80 vjeç. Në fazën e tretë, ndërkaq është thënë se do të vaksinohen 50 për qind e qytetarëve.
Kosova po zhvillon fushatën e imunizimit me vaksina të dhuruara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe Bashkimi Evropian. Vendi nuk ka të nënshkruar asnjë kontratë për blerje vaksinash nga ndonjë kompani farmaceutike./evropaelire
