Maqedoni

Parashikimi i motit

15.05.2021 12:04

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot kryesisht të vranët me reshje shiu....

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot kryesisht të vranët me reshje shiu. Në disa vende reshjet do të jenë më të mëdha, të shoqëruara me disa herë nga shtrëngatat.
 
Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare jugore, transmeton Alsat. Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 6 deri në 13, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 14 deri në 23 gradë Celsius.
 
Në Shkup do të kemi mot me vranësira dhe me reshje shiu. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi jugorë. Temperatura minimale do të ulet në 10 ndërsa maksimalja do të arrijë 19 gradë Celsius.
 
Nga dita e diel moti do të jetë më stabil me erë në drejtim perëndimor, përveç ditës së martë kur pritet të ketë reshje të shiut.