Maqedoni
Gostivar, protestë kundër digjitalizimit të librave
15.05.2021 15:16
Iniciativa qytetare “Libra dhe mësim doemos të ketë”, të mbështetur nga një numër i konsiderueshëm prindërish...

Iniciativa qytetare “Libra dhe mësim doemos të ketë”, të mbështetur nga një numër i konsiderueshëm prindërish, zhvilluan sot një protestë të qetë para objektit të Komunës së Gostivarit, me qëllim të kundërshtimit të propozim ligjin me të cilit parashikohet digjitalizimi i librave shkollorë. Lirim Luftiu – përfaqësues i prindërve protestues tha se ligji ndeshet me padrejtësi dhe diskriminim pasi ndanë fëmijët në kategori duke ju blerë tableta vetëm disa kategorive dhe jo për të gjithë.
Protestuesit shpalosën edhe kërkesat e tyre prej tetë pikash drejtuar MASH-it:
"Librat klasik të shtypur patjetër të mbetën në përdorim për të gjitha klasat në mësimin fillor dhe tê mesëm, të tërhiqet mësimi i gjithpërshirjes së sensitivitetit gjinor, Etika e religjioneve të mbetet si lêndê zgjedhore, mos ti bashkojnë dy- tre lëndë në një, të shtjellohet dhe argumentohet shkurtimi i fondit tê orëve për lêndë të caktuara dhe impaktin e të njejtave në procesin arsimor, të ju mundësohen kushte më të mira fëmijëve me aftësi të kufizuara, të krijohen kushte dhe protokolle për mësim me prezencë fizike dhe pjesëmarrje e patjetërsuseshme e iniciativës qytetare në punimin dhe hartimin e ligjeve dhe reformave në arsim.", thanë protestuesit.
Nga iniciativa theksuan se nëse kërkesat e tyre nuk merren parasyshë do të kërkojnë referendum për propozim ligjin për digjitalizimin e teksteve shkollore.
LULZIM KAMBERI
