Maqedoni
Venko Filipçe: Nuk ka keqpërdorim të termineve
15.05.2021 16:00
Qytetarët e moshuar të regjistruar, së bashku me të gjithë ata që janë regjistruar shtesë deri me 30 Prill...

Qytetarët e moshuar të regjistruar, së bashku me të gjithë ata që janë regjistruar shtesë deri me 30 Prill, do të vaksinohen deri në fund të javës tjetër. Deri më tani, 40 përqind e popullsisë së përgjithshme mbi moshën 70 vjeç tashmë janë vaksinuar, një listë është bërë për rreth 2,000 qytetarë që janë duke kryer transplantim ose dializë dhe vaksinimi i tyre do të përfundojë deri të martën. Ministri Filipçe tha se nuk ka asnjë informacion në lidhje me keqpërdorimin e sistemit me terminet.
"Absolutisht nuk kemi asnjë informacion se ekziston keqëpërdorim I termineve, ata thjesht krijohen automatikisht në përputhje me kohën dhe moshën. Dhe përsëri do të them se mekanizmi i vetëm për të vaksinuar dikë më të ri të regjistruar në një punkt të ndonjë komune është që të mos ketë të paraqitur asnjë person i moshuar. Jemi në dijeni për presionin në Shkup krahasuar me komunat e tjera më të vogla.", tha Venko Filipçe, ministër i Shëndetësisë.
Zhang Sou: Donacioni nga ushtria kineze
Kjo është një shenjë tjetër e rëndësishme e solidaritetit midis Kinës dhe Maqedonisë Veriore në luftën kundër Pandemis pas shpërndarjes së 200,000 vaksinave Sinofarm në Prill, tha ambasadori kinez.
"Donacioni i 100,000 dozave të vaksinave Sinofarm nga ushtria kineze është një tjetër veprim konkret për të zbatuar deklaratën e kryetarit Xi Jinping për të siguruar vaksinat si një e mirë publike në të gjithë botën në mënyrë që të konfirmojë rezultatin e samitit të Kinës me vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore dhe duke demonstruar frymën e huasë së ndihmës midis dy vendeve tona ushtarake.", tha Zhang Sou, Ambasador rp i Kinës
Mbërmë përmes sistemit Kovaks kanër arritur 38,400 vaksina Astra Zeneka dhe do të jenë të destinuara për rivaksinimin dhe vaksinimin e qytetarëve mbi 60 vjeç.
SEDAT SELIMI
