Maqedoni

Reformat në arsim, SASHK: Fillimisht duhen siguruar kushtet

15.05.2021 16:54

Digjitalizimi i paralajmëruar i librave shkollorë, ngriti pakënaqësi në opinion, në veçanti tek prindërit....

Digjitalizimi  i paralajmëruar i librave shkollorë,  ngriti pakënaqësi në opinion, në veçanti tek prindërit. Opinioni i gjërë nuk e di se çka nënkupton ky proces dhe si do të realizohet ai, thekson për TVM 2 Kryetari i SASHK-ut Jakim Nedellkov. Sipas tij, ka shumë paqartësi sa u përket kushteve që mungojnë, sidomos në shkollat rajonale dhe periferike. 
 
"Nuk jam i bindur se në të gjitha shkollat ekzistojnë kushte për realizimin e mësimit në mënyrë digjitale, ndoshta MASH ka ndonjë plan për periudhën që vijon për paisjen e shkollave, se do të sigurojë  internet stabil dhe arsimtarët do të trajnohen për mënyrën e re të mësimit. Shumë hallka duhet të ndërlidhen që ky projekt  të mos dështojë, si shumë projekte të tjera në arsim.", tha Jakim Nedellkov, kryetar i SASHK-ut.
 
Arsimtarët me dilemë: A do të krijohen kushtet e duhura për reformën 
 
Për të rezultuar me sukses reforma e paralajmëruar, nevoitet plotësimi i kushteve teknike në shkolla dhe trajnimi i arsimtarëve vlerëson arsimtarja Fitore Qirezi, e cila përkrah digjitalizimin, por me kusht që të sigurohen kushtet që ky proces të realizohet me sukses.  
 
"Internet i domosdoshëm, internet I fortë dhe jo të bie interneti siç na ndodh çdoherë.  Arsimtarët të trajnohen se jo secili arsimtar ka aftësi. Ne dimë një fushë, dimë disa gjëra elementare por jo edhe ato që të mos kemi pengesa në realizimin e orëve. Seicili nxënës të ketë  paisje laptop apo tabletë, kushet themelore për mësimin digjital. Por edhe se nëse bëhen të  gjitha këto, libri mbetet i domosdoshëm.", tha Fitore Qirezi, arsimtare.
 
Digjitalizimi i librave shkollorë, SASHK: Debate publike për sqarimin e konceptit
 
Nga SASHKU me propozim që MASH të organizojë debate publike dhe prindërve dhe nxënësve detalisht t’ua sqaroj koncpetin e planifikuar.
 
"Në këtë moment mungon transparencë më e madhe, duhet të mbahen debate publike, nuk mjafton që Ministrja e Arsimit në debate televizive dhe deklarata ta promovojë këtë koncpet të mësimit, por të sqarohet para palëve të interesuara dhe MASH ti pranojë të gjitha vërejtjet për të përmirësuar këtë proces.", tha Jakim Nedellkov, kryetar i SASHK-ut.
 
Nga MASH përkujtojnë se digjitalizimi është paraparë të realizohet në mënyrë etapore dhe i njejti nuk do të vlejë për nxënësit deri në klasën e tretë fillore. Për nxënësit nga klasa e katërt dhe klasat më të larta digjitalizimi mbetet si opcion, sepse ata i kanë të zhvilluara aftësitë për zbatimin e aftësive teknologjike dhe paisjeve elektronike. 
 
FLUTURA LATIFI