Maqedoni
Mos nisja e bisedimeve me BE-në, Abdullahi: Kontesti imponohet si çështje primare
15.05.2021 17:30
Kontestit mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, po vështirësohet akoma më shumë.....

Kontestit mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, po vështirësohet akoma më shumë. Në gjë e tillë konfirmohet edhe nga ekspertë të fushës. Profesori universitar, Evner Abdullahi, nuk është optimist se RVM do të fillojë bisedimet sipas pritjeve, sepse, në kuadër të kornizës negociatore me BE-në, Bullgaria po imponon kontestin si çështje primare, e jo si çështje biraterale, siç ishte paraparë më herët. Për TVM2, Abdullahi shton se do të jetë mëkati më i madh nëse konferenca e parë ndërqeveritare nuk mbahet conform asaj që u parashikua në Samitin e Zagrebit.
"Do të ishte me të vërtetë mëkat nëse nuk nisin bisedimet në qershor siç ishte e paraparë prej Samitit të Zagrebit dhe është tepër dekurajues fakti se te fqiu jonë lindor nuk arrihet një kompromis për përbërjen e qeveris së re edhe me siguri fqiu jonë do të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe kjo do të zhagisë këtë çështje.", tha Enver Abdullahi, profesor universitar.
Faji i mos fillimit të bisedimeve, Abdullahi: Vendimarrja në BE, shumë komplekse
Ai fajin e mos fillimit të bisedimeve me BE-në e adreson edhe tek mënyra e vendimarrjes së Unionit, e që sipas tij është shumë komplekse.
"Para së gjithash në Këshillin e Përgjithshëm vendoset me consensus të përgjithshëm dhe4 çdo antare e BE-së ka të drejtën e vetos. Tash ka një iniciativ nga Franca dhe Gjermania që të nis një forum mbi rifmoratsimin apo riorganizimin e mënyrës së funksionimit të BE-së. Kjo ngecje e Maqedonisë së Veriut në rrugëtimin Eurointegrues ka të bëj kryekëput me mënyrën se si vendose në BE.", tha Abdullahi.
Për momentin situata është e paparashikuar thotë Abdullahi, por ai shpreson që do të vazhdohet fryma pozitive e bisedimeve me Bullgarinë për t’u gjetur një zgjidhje e pranueshme për të dyja palët.
SANIJE DURAKU
