Maqedoni

Kërçovë, marsh protestues kunder digjitalizimit të arsimit

15.05.2021 17:46

Prinderit e nxenesve te shkollave fillore te Kerçoves organizuan nje marsh protestues kunder ligjit per digjitalizimin e arsimit....

Prinderit e nxenesve te shkollave fillore te Kerçoves organizuan nje marsh protestues kunder ligjit per digjitalizimin e arsimit. Perfaqsuesja e Keshillit te prinderve Daniella Damjanoska potencoi se protesta e sotme nuk eshte lufte nderpartiake por eshte lufte kunder ligjit dhe refornave qe nuk jane te kapshme per kushtet dhe standartin tone jetesor. Zeri yne, tha ajo, duhet te degjohet, ne te kunderten do ta bojkotojme procesin mesimor.
 
"Ne jemi këtu për të luftuar së bashku për fëmijët tanë, ne jemi këtu kundër ligjit për dixhitalizimin që ata na imponojnë si një ligj. Së pari, revolta jonë është që ne nuk ishim të informuar për këtë ligj për këto reforma të reja në arsim. Ne do të bojkotojmë mësimet, do të shkojmë deri në fund sa më shumë që të mundemi. Ne besojmë se e drejta jonë si prindër duhet të dëgjohet sepse ata janë akoma fëmijët tanë, se ne kemi të drejtë të vendosim për të ardhmen e fëmijëve tanë.", tha Daniella Damjanovska, përfaqsuese e këshillit të prindërve.
 
SEDAT SELIMI