Maqedoni
Parashikimi i motit
16.05.2021 12:02
Moti sot do të jetë me diell dhe më i ngrohtë me vranësira mesatare.....

Moti sot do të jetë me diell dhe më i ngrohtë me vranësira mesatare. Në rajonet perëndimore do të ketë kushte për shi afatshkurtër lokal dhe do të fryjë erë mesatare deri e përforcuar nga drejtimi perëndimor, paralajmërojnë nga DPHM.
Temperatura minimale do të jetë në interval prej 5 deri 12 gradë celsius, ndërsa temperatura maksimale do të arrijë prej 18 deri 27 gradë celsius.
Në Shkup moti do të jetë me diell dhe më ngrohtë me vranësira të vogla deri mesatare. Temperatura minimale do të bie deri në 8, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri 25 gradë celsius.
Në ditët në vijim do të mbizotërojë mot kryesisht i qëndrueshëm dhe më i ngrohtë me paraqitje të shiut lokal të pasdites në pjesët veriore.
