Maqedoni

Selmani: Kuvendi mund të rikuperojë kohën e humbur

16.05.2021 13:44

Kuvendi mund të rikuperojë kohën e humbur nëse partitë politike u përmbahen marrëveshjeve të fundit....

Kuvendi mund të rikuperojë kohën e humbur nëse partitë politike u përmbahen marrëveshjeve të fundit. Profesori universitar Bashkim Selmani konsideron se marrëveshja mes krerëve të dy partive politike në bllokun maqedonas, mund ta përmirësojë funksionalitetin e Kuvendit, por nëse edhe kjo marrëveshje nuk respektohet, konsideron se zgjedhjet e parakohëshme janë të patjetërsueshme.
 
“Maqedonia ka humbur një pjesë të kohës dhe sjelljes së ligjeve të cilat jo vetëm që janë me prioritet në planin e integrimit por edhe për vetë funksionimin e RMV. Dhe në këtë pla, siç duket ka simptomat e para mes këtyre dy partive politike,  mirëpo është edhe pjesa e bashkëpunimit funksional pra, cili do tëjetë funksionaliteti i Kuvendit dhe kjo do tëjetë faza e fundit që të vihet në funksion Kuvendi. Nëse nuk arrihet edhe kjo pjesë e marrëveshjes për ligjet me prioritet atëherë vendi duhet të shkojë në zgjedhje.”, tha Bashkim Selmani, profesor universitar.
 
Selmani: Partitë të respektojnë marrëveshjet politike
 
Sipas Selmanit vonesa në miratimin e ligjeve jo vetëm që vonon procesin e integrimit në BE por drejtpërdrejt ndikon në sigurimin dhe gëzimin e të drejtave të qytetarëve dhe bizneseve. 
 
“Kuvend më jofunksional s’ka pasë Maqedonia. Dhe kjo do të mbart me vete edhe pasoja për qytetarët. Dhe, çdo marrëveshje tjetër që do të jetë në kuadër të funksionit shpresoj që do të jetë në nivel, në interes të qytetarëve dhe pozicionit të Maqedonisë për hapjen e negociatave me BE-në.”, tha Selmani.
 
Shumica e brishtë, epidemia dhe vendimet politike të opozitës për të bllokuar disa projektligje dhe për të mos marrë pjesë në seancat plenare as sa për të krijuar kuorumin e domosdoshëm kanë bërë që shumë projekt/ligje por edhe séance të tëra të zvarriten me muaj. Pas mbylljes së disa seancave javën e kaluar, kryeparlamentari ka caktuar seancën e rradhës për më 18 maj. 
 
SHPËTIM NUREDINI