Maqedoni
Ndikimet e Covid 19, ndërtimtaria me hapa të kënaqshëm, Qyra: Ka pasur pengesa administrative
16.05.2021 14:11
Edhe pëkrundër krizës që ka shkaktua rpandemia Covid19, sektori i ndërtimtarisë gjatë kësaj periudhe ka ecur me hapa të kënaqshme....

Edhe pëkrundër krizës që ka shkaktua rpandemia Covid19, sektori i ndërtimtarisë gjatë kësaj periudhe ka ecur me hapa të kënaqshme. Mendi Qyra, investitor në ndrëtim, shprehet se pengesa më e shpesht e investtitorëve në ndërtim gjatë periudhës pandemike kanë qenë vonesat administrative nga ana e pushtetit lokal.
“Pandemia edhe në fushën e ndërtimit ka sjell pasojat e veta, këtë mund ta ndajmë në dy faza. Faza e parë që ka të bëjë me pushtetin lokal që bën puna jonë ku për shkak të stafit të redeuktuar dhe nga ana tjetër për shkakun e pandemisë nuk arrijmë të marrim dokumentacionin e nevojshëm për të ecur përpara ndërtimart.”, tha Mendi Qyra, sipëmarrës.
Ndërtimi në praktik ka ecur në rritme të njejta pavarsisht mbylljeve, thotë Qyra. Shton se në vitet në vijim pritet rritje e çmimit të banesave.
“Në praktik zbatimi në fushën e ndërmtiti po ecën pothuajse normalisht me pengesa të vogla dhe zhvillimi i ndërmtarisë si veprimatri në RMV po edhe në më gjerë po ecën normalisht. Kohët e fundit në Maqedoni po edhe në rajon, materialet ndërtimore dhe puna e zbaitimit të ndërtimit është në rritje e sipër dhe kjo është një parashkim se në të ardhmen të gjitha aparmentet që janë të nevojshme do të kenë një rritje të çmimeve dhe presim vitet në vijim të jenë çmimet shumë më të larta se tani.”, tha Qyra.
Ndryshe nga ndërmarrjettjera në sektorin e bujqësisë, ushqimit, tekstilit, shitjes me pakicë që kanë përshtatur operacionet biznesore të tyre bazuar në masat anti-covid, për ndërtimarinë një gjë e tillë ka qenë e pamundur për shkak të punës fizike që aplikon ky sektor në teren.
ZEKIRJA MEXHITI
