Maqedoni

Parandalimi i korrupsionit, Xhelili: Gjendja në strukturat e larta, serioze

16.05.2021 14:42

Pas publikimit të raportit vjetorë të Komisonit shtëtërorë për parandalimin e korrupsion...

Pas publikimit të raportit vjetorë të Komisonit shtëtërorë për parandalimin e korrupsion ku theksua se gjendja me korrupsionin në vend vazhdon të mbetet serioze, edhe ekpserti juridik Fadil Xhelili thekson pengesat e mëdha që po shkakton kjo dukuri në zhvillimin e shoqërisë. Megjithatë sipas tij, mjaft pozitiv është trendi i detektimit të korrupsionit në strukturat e larta shtetërore.
 
"Në RMV korrupisoni për fat të keq është mjaft prezent edhe atë në të gjitha lëmitë, institucionet apo strukturat shtetërore. Rasti më i fundit ku sekretari i Qeverisë Rashkovski e dëshmoi se korrupsioni nga nivelet fillestare të administratës shtetërore është present edhe në struktuarat e larta shtetërore. Ajo që është një lloj optimizmi është se megjithatë tani për dallim prej disa viteve më herët ku as që mund të flitej për korrupsionin si dukuri prezente në strukturat pushtetmbajtëse tani flitet më hapur, por edhe organet përgjegjëse janë duke marrë veprime konkrete në zbardhejn e rasteve të aferave korruptive.", tha Fadil Xhelili, ekspert juridik.
 
Parandalimi i korrupsionit, Xhelili: Lëndët e hapura nga kpk, të kenë epilog gjyqësor  
 
Xhelili vlerëson se përkushtimi i përbërjes së re të Komisonit për parandalimin e korrupsionit me zgjidhjen e një numri të madh lëndëve eshte me i madh në krahasim me përbërjet e kalauara kur ishte organ pasiv shtetëror.
 
"Tani Komisoni është mjaft aktiv dhe në punë dhe angazhimin e tyre janë duke hulumtuar janë duke u angazhuar, duke i zbardhur të gjitha rastet të cilat arrijnë deri tek Komisoni shtetëror për parandalimin e korrupsionit. Shpresoj se edhe rasti i fundit Rashkovski por edhe rastet e tjera të cilat denoncohen dhe në Komisonit shtëtëror për parandalimin e korrupsionit formohen lëndë konkrete, shpresoj se ato lëndë të kenë edhe epilogun e tyre gjyqësor dhe më në fund të kthehet tek qytetarët besimi i humbur në drejtësi.", tha Xhelili.
 
Sipas raportit të fundit të Komisonit për antikoorupsion, edhe më tej egzistojnë rreziqe nga korrupisioni edhe atë në ndikimin e theksuar politik, sundimin gjegjësisht mos sundimin e së drejtës dhe mungesën e dënimeve, mungesë e integritetit dhe trasparencën e pamjaftushme. Me analizën e parastresave u vërtetua fakti se organet e jurisprudencës, Pushteti egzekutiv, institucionet që vendosin në sferën e urbanizmit dhe komunat janë sektorët e perceptuar me rrezik më të lartë të korrupsionit, keqpqrdorim të detyrës zyrtare dhe mundësi për ndeshje të interesave, thuhet në raportin vjetor të Komisonit për parandalimin e korrupsionit.
 
FLORIJE BELULI KAMBERI