Maqedoni

Pushimet verore, Qytetaret: Të vaksinohemi njëherë, pastaj deti

16.05.2021 15:10

Teksa koha ngrohet, idea për pushimet verore ka filluar të bisedohet në çdo shtëpi tashmë....

Teksa koha ngrohet, idea për pushimet verore ka filluar të bisedohet në çdo shtëpi tashmë. Por a është ende herët për të planifikuar pushimet, për shkak të pasigurisë nëse pandemia do të mundësojë të verojmë pa frikë, atje ku e kemi planifikuar. Qytetarët e anektuar nga TVM2, thonë se njëherë presin të vaksinohen, e vetëm pas kësaj do të fillojnë të planifikojnë destinacionet e preferuara të pushimeve. 
 
"Nuk e di tani. Për momentin tani sapo kam pranuar dozën e parë pres që të marr edhe dozën e dytë, e atëher do e shohim"... 
 
"Shpresoj që do të vaksinohemi dhe është punë shumë positive, e mandej do shohim ose në Shqipëri ose në Turqi do shkojmë për pushime"... 
 
"Si të lehtësohen masat atëherë është e mundur që të shkojmë në pushime. destinacioni është Shqipëria, në Shëngjin ose Velipojë"... 
 
"Në Shqipëri do shkojmë për pushime. Kemi veturat tona familjarisht shkojmë"... 
 
"S’ka pare, më falni.", thanë qytetarët për TVM2.
 
Agjencitë turistike: Çmimet janë njësoj, edhe përkundër pandemisë
 
Megjithëse qytetarët thonë se ende është herët për planifikime, agjencitë turistike konfirmojnë se interes ka shumë, edhe në këtë kohë. Pandemia nuk i ka ndryshuar çmimet as sivjet, megjithëse ekzistonte frika se operatorët do t’i rrisnin ato për të rikuperuar humbjet. 
 
"Njerëzit kanë filluar të interesohen sepse tani me të vërtet janë të lodhur nga kjo situatë. Ne këtë vitë ofrojmë oferta të ndryshme ku kemi Turqin me çarter, ndërsa këtë vitë është më interesant bregdeti shqiptar. Shumicës së turistëve që kanë qenë në Shqipëri, u ka lënë përshtypje të mirë. Çmimet pothuajse të njejtat janë,  nuk kanë ndryshuar për shkak pandemisë.", thonë nga një agjenci turistike.
 
Edhe përkundër qetësimit në dukje të situatës epidemiologjike, sidomos në Shqipëri, sërisht edhe kjo verë duket se do të na gjejë me pushime gjatë të cilave duhet të kujdesemi jo vetëm për të kaluar mirë, por edhe për të mbrojtur shëndetin tonë.     
 
REJHANE BUSHI METAJ