Ekonomi

Parashikimi i BP për rritje ekonomike 3.9%, OEMVP: I realtë, 2021 më i suksesshëm ekonomikisht

16.05.2021 15:45

Oda ekonomike e maqedonisë veri-perëndimore parashikimin e bankës popullore për rritje ekonomike prej 3.9% e vlerëson si të realtë....

Oda ekonomike e maqedonisë veri-perëndimore parashikimin e bankës popullore për rritje ekonomike prej 3.9% e vlerëson si të realtë. OEMVP vlerësojnë se viti 2021 do të jetë më i shëndosh ekonomikisht sesa viti 2020 duke patur parasysh gjendjen me pandemin dhe njëkohsisht pasojat e shkaktuara nga e njejta e cila ka ndikuar dhe në rënien e indikatorëve makroekonomik. Nga OEMVP kërkojnë që këtë periudh të ketë rritje të nivelit të investimeve kapitale.
 
"Nëse e krahasojmë me vitin 2020 atëher është evidente se viti 2021 do të jetë pozitiv për shkak se viti paraprak ka qernë vit i dobët ekonomikisht ku kemi patur dhe rënie të indikatorëve makro ekonomik të vendit. Me qëllim që të kemi pasqyr reale të ecjes ekonomike. Dhe rritjes ekonomike për vitin 2021 do të duhet si pik referuese të marrim vitin 2019 i cili ishte viti fundit i shëndosh ekonomikisht.", tha Durim Zeqiri nga OEMVP.
 
Njëherit Inflacioni është parashikuar në nivel më të lartë përkatësisht nga 1,5% në 2,2 %. Guvernatorja e BP-së thotë se kjo rritje vjen për shkak të çmimeve më të larta të produkteve primare në bursat botërore, por sipas sajë rritja ekonomike e bredshme do të parandalojë rritjen e çmimeve.Sipas parashikimeve të fundit rritja ekonomike mbetet e njejte si ajo e muajit tetor ku sa i përket strukturës së rritjes ndikim më të madh pritet të ketë kerkesa e brendshme.
 
GAZMEND REXHEPI