Maqedoni

Dimtirov pë mediat greke: Bashkëpunimi rajonal, investim në stabilitet

16.05.2021 16:15

Zyrtarët e vendit akoma mbajnë shpresën se me fqiun bullgar këtë verë do të mund të arrijnë pjatueshmëri për të kaluar dallimet dyplaëshe....

Zyrtarët e vendit akoma mbajnë shpresën se me fqiun bullgar këtë verë do të mund të arrijnë pjatueshmëri për të kaluar dallimet dyplaëshe. Për gazetën greke “Ta Nea” zv.kryeministri Dimitrov ka thënë se Ballkani Perëndimor duhet të integrohet Brenda ombrellës evropiane  sepse Evropa nuk mund të jetë e plotë pa rajonin  që është pjesë e kufijve ta saj. Pengesa bullgare duhet të hiqet dhe vendit ti lirohet aspirata eurointegruese, ka thënë Dimitrov.
 
"Mendoj se po bëjmë gjithçka që të arrijmë marrëveshje me Bullgarinë. Kemi dallime. Disa çështje që i parashtron Bullgaria nuk janë  tërësisht në përputhshmëri  me vlerat evropiane. Por unë jam shumë i bindur se do të ketë sukses edhe për Maqedoninë e Veriut edhe për Bullgarinë edhe për Bashkimin Evropian. Ajo që kam mësuar nga Marrëveshja e Prespës  është  se bisedimet  do të jenë të suksesshme  poqese të dy fqinjët  janë fitimtarë.", tha zv.kryeministri Dimitrov.
 
Ndërkohë javën vijuese autoritetet vendore kanë paralajmëruar  diskutime  dhe takime më  intensive me krerët e BE-së me shpresë se do të përafrohen qëndrimet e Shkupit dhe Sofjes për të tejkaluar kontestin dyplaësh. Të martën do të mahet edhe takimi joformal i shefit të diplomacisë  së BE-së Xhozef Borel me liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor, për të diskutuar për situatat politike në këtë rajon.
 
NRMIN MULAKI FEJZULAHU