Maqedoni

VMRO–DPMNE: Miliona euro janë shpenzuar në “tenderat e dyshimt”

16.05.2021 16:45

Kryetari qytetit të Shkupit Shilegov dhe Ministria e Transportit dhe Lidhjes kanë shpenzuar 20 milion euro...

Kryetari qytetit të Shkupit Shilegov dhe Ministria e Transportit dhe Lidhjes kanë shpenzuar 20 milion euro dhe I fshehin kontratat, akuzojnë nga VMRO–DPMNE. Opozita maqedonase I bën thirrje Antikorupsionit dhe Prokurorisë ta shpalosin këtë rast dhe të vërtetojnë mosrespektimin e ligjit dhe nëse bëhet fjalë për tender të montuar.
 
"Petre Shilegov në periudhën e kaluar ka nënshkruar disa marrëveshje me vlerë prej 800 mijë euro, pa i paraqitur në faqen e byrosë për furnizime. Çka fsheh Shilegov dhe përse nuk janë  publikuar këto marrëveshje? Nga infomatat tona Ministria e Trasnsportit dhe Lidhjes në 2 vitet e fundit ka nënshrkuar 4 marrëveshje me vlerë prej 5 milion euro për të cilat nuk ka respektuar ligjin dhe nuk i ka bërë publike për opininonin.", tha Bojan Stojanovski nga VMRO-DPMNE.
 
Shilegov: Në mungese oferte, sajojnë skandale
 
Në mungesë të  ofertave për zgjedhjet lokale VMRO-DPMNE mundohet të sajojë skandale, përgjigjet kreu i qytetit të Shkupti, Shilegov.
 
"I falenderoj që më në fund pranuan se problemi me vite i depos në Vizbeg është zgjidhur dhe e dyta siç ishte vendimi i qeverisë  dhe Ministrisë së Ambientit, ata mjete  përmes ndërmarjes qytetare, u realizuan në qytet. Mendoj se VMRO-DPMNE e din ligjin por tenton të sajojë skandal për financat publike.", tha Petre Shilegov, kryetar i qytetit të Shkupit.
 
Shilegov ishte i pranishëm në aksinonin që e promovi qyteti iShkupit “Të ushtrojmë së bashku”, në parkun e kryeqytetit.
 
NERMIN MULKAI FEJZULLAHU