Maqedoni
Kongresi i 26-të i LSDM-së, Zaev: Me mençuri i kemi fituar të gjitha betejat
16.05.2021 17:14
Me shumë durim dhe vendime të mençura fituam betejat e viteve të kaluara...

Me shumë durim dhe vendime të mençura fituam betejat e viteve të kaluara, ne zgjidhëm çështje që askush nuk kishte mbledhur guximin t’i zgjidhte për 30 vjet. LSDM asnjëher nuk kalkulon me rejting politik kur bëhet fjalë për interesat kombëtare, tashm më nuk ka asgjë të paprekshme, ne jemi të përkushtuar për ndërtimin e një sundimi efikas të ligjit, tha udhëheqësi i LSDM Zoran Zaev në kongresin e 26-të të partisë. Ai thotë se nuk ka më mandat paqësor, që nga fillimi ne po luftojmë në dy fronte.
"Ne kemi zgjidhur dhe po zgjidhim çështje mbi të cilat populizmi sjell pika të shpejta politike, por në të njëjtën kohë edhe një qor sokak për brezat e ardhshëm. Përmes guximit, vizionit dhe vendosmërisë ne zgjidhëm mosmarrëveshjen me Greqinë dhe sot fqinji ynë është një nga mbështetësit dhe aleatët tanë më të fortë. Ne siguruam të ardhmen e sigurt të shtetit dhe njerëzve dhe konfirmuam identitetin maqedonas së bashku me gjuhën maqedonase! Në planin e brendshëm, që nga dita e parë kur kemi filluar të drejtojmë Qeverinë, jemi përballur me një udhëheqje krejtësisht shkatërruese të opozitës, me të njëjtën matricë regjimi që bën gjithçka për të parandaluar reformat.", tha Zoran Zaev, kreytari LSDM-së.
Zaev theksoi se Social Demokratët ende përballen me sfida të shumta në çdo fushë, ndryshimet kavdorike, angazhimi i të gjitha kapaciteteve në luftën kundër krimit dhe korrupsionit, respektimi i pikëpamjeve dhe mendimeve të njerëzve të tjerë, inkurajimi i motivimit të qytetarëve, pesë shtylla për veprim të ri politik për ndryshime pozitive.
"Për realizimin e të gjitha këtyre shtyllave, ne llogarisim në anëtarësimin e udhëheqjes së re të partisë por edhe në të gjitha kapacitetet njerëzore që LSDM-ja të ketë shërbim edhe më të mirë dhe më të përkushtuar ndaj qytetarëve dhe shtetit.", tha Zaev.
Në udhëheqjen e re të LSDM-së do të ketë më shumë punëtorë shëndetësorë, kurse më të pranishëm do të jenë të rinjtë dhe gjina femrore.
SEDAT SELIMI
