Maqedoni

Covid–19, 245 të shëruar, 62 raste të reja, 14 viktima

16.05.2021 17:43

Gjatë 24 orëve 62 persona kanë rezultuar pozitiv me Covid 19, janë shëruar 245 pacientë dhe 14 kanë vdekur....

Autoritet shëndetësore njoftojnë se gjatë 24 orëve të fundit nga 2557 teste të kryera 62 persona kanë rezultuar pozitiv me koronavirus, janë regjistruar 245 pacientë të shëruar dhe 14 të cilët e kanë humbur betejën me Kovid-19. 

Termin për vaksinim, MSH: Kanë marrë qytetarët mbi 40 vjeç nga shkupi

Sa i përket vaksinimit, Ministria e Shëndetësisë njofton se termin për vaksinim kanë marrë të gjithë qytetarët mbi 40 vjeç nga Shkupi, të cilët deri më 30 prill kanë aplikuar për vaksinim përmes faqes së internetit vakcinacija.mk. Sipas autoriteteve shëndetësore në tre ditët e ardhshme edhe në qytetet e tjera të vendit, termin për vaksinim do të marrin qytetarët mbi moshën 40 vjeçe. Por, sipas ankesave të qytetarëve jo të gjithë kanë marrë terminët.
 
"Qytetarët mbi 40 vjeç, të cilët janë paraqitur në faqen vakcinacija.mk dhe nuk kanë marrë SMS porosi për konfirmim të terminit, të paraqiten te mjekët e tyre amë për të marr terminin e vaksinimit. Ata kanë termin, por sigurisht për shkak të ndonjë problemi teknik si gabime në e-mail apo numër celulari nuk kanë marrë njoftimin përmes SMS apo mesazhit elektronik për terminin e vaksinimit.", thonë nga Ministria e Shëndetësisë.
 
Deri më tani afër 347 mijë qytetarë janë praqitur për tu vaksinuar. Në pikat e vaksinimit në gjithë vendin deri dje janë vaksinuar mbi 203 mijë qytetarë, ndërsa janë rivaksinuar 24.851. Sipas Planit Kombëtar të Imunizimit 35% e popullsisë mbi 70 vjet ka marr së paku një dozë të vaksinave anti kovid.