Maqedoni
VMRO–DPMNE për kongresin e LSDM-së, Nikollovski: Nuk merremi me LSDM, kanë dështuar
16.05.2021 18:15
Ndërkohë në pyetjen drejtuar VMRO- DPMNE-së se si e komentojnë kongresin e LSDM-së....

Ndërkohë në pyetjen drejtuar VMRO- DPMNE-së se si e komentojnë kongresin e LSDM-së. Nënkryetari i kësaj partie Aleksandar Nikollovski thotë se nuk merren me LSDM- në, dhe se ata kanë dështuar dhe nuk do të kenë sukses në të ardhmen.
"Nuk është detyra e VMRO-DPMNE-së që të merret me LSDM-në, e as e LSDM-së të merret me VMRO-DPMNE-në siç është përpjekur të bëjë në periudhën e kaluar. Ne kemi parë që ka dështuar dhe nuk do të ketë sukses në të ardhmen. Duke folur në mënyrë figurative, tani ariu po luan në oborrin e tyre, domethënë, flitet për fletëvotime të pavarura nga anëtarë të pakënaqur të LSDM-së dhe formimin e një partie të re politike, por kjo është puna e anëtarëve të LSDM-së, le ta zgjidhin atë problem midis tyre.", tha Aleksandar Nikolloski, nënkryetar i VMRO-DPMNE.
