Botë

India, mbi 4 mijë viktima nga Covid-19 në 24 orë

16.05.2021 19:10

Për të tretën ditë radhazi, India ka shënuar një rritje të rasteve ditore me Covid-19...

Për të tretën ditë radhazi, India ka shënuar një rritje të rasteve ditore me Covid-19. 
 
Ministria e Shëndetësisë bëri me dije se në 24 orë u regjistruan 311, 170 raste të reja dhe 4, 077 viktima. Vala e dytë e infektimeve në Indi shkaktoi kolaps të sistemit shëndetësor dhe një numër të lartë të pacientë me Covid që humbën jetën nga kjo sëmundje e rëndë.
 
Më herët kryeministri Narenda Modi, i bëri thirrje zyrtarëve që të shtojnë burimet në kujdesin shëndetësor kryesisht në zonat rurale. Ndërkohë trupat e viktimave të Covid-9 janë gjetur buzë lumenjve, shkruajnë mediat e huaja. Sakaq sipas ministrit të Shëndetësisë Harsh Vardhan, India deri në korrik do të ketë 516 milion doza të vaksinave anti-Covid.