Maqedoni
Parashikimi i motit
17.05.2021 09:03
Vendi ynë do të vazhdojë të mbetet nën ndikimin e masave të ajrit me presion të ndryshueshëm atmosferik...

Vendi ynë do të vazhdojë të mbetet nën ndikimin e masave të ajrit me presion të ndryshueshëm atmosferik. Kjo situatë e parashikuar meteorologjike do të krijoj kushte për mot të vranët dhe me intervale me diell. Pasdite në pjesën verilindore të vendit do të ketë kushte për reshje të shiut.
Temperaturat minimale do të lëvizin prej 7 deri në 12 gradë, ndërsa temperaturat maksimale do të lëvizin prej 21 deri në 29 gradë celsius.
Në Shkup dhe rrethinë moti do të jetë i ngrohtë dhe me vranësira mesatare. Temperatura minimale do të ulet në 8 gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrij deri në 25 gradë Celsiusë.
Mot me vranësira dhe reshje lokale të shiut pritet të ketë edhe ditën e martë.
