Botë

Izraeli nuk ndal bombardimet në Gaza, 55 operacione gjatë natës

17.05.2021 09:56

Ushtria izraelite ka vijuar sulmet ndaj militantëve të Hamasit dhe përgjatë mbrëmjes së të dielës....

Konflikti mes Izraelit dhe Palestinës është intensifikuar në ditët e fundit ku si pasojë e përplasjeve të armatosura dhe sulmeve ajrore kanë humbur jetën mbi 150 persona nga të dyja palët. 55 misione bombardimi janë kryer brenda pak orësh në Rripin e Gazës. Objektiv i këtyre sulmeve kanë qenë disa baza ushtarake dhe të sigurisë, por edhe disa zona të shkreta në Lindje të Gazës ku mendohet se ka rrjete tunelesh ku fshihet Hamasi.

Zyrtarët palestinezë në Gaza thonë se e diela ishte dita më vdekjeprurëse që nga fillimi i luftimeve .42 njerëz u vranë në sulmet ajrore izraelite në këtë territor të Dielën. Ushtria e Izraelit thotë se militantët palestinezë kanë qëlluar më shumë se 3,000 raketa në drejtim të Izraelit gjatë javës së kaluar, shkruan BBC.

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara António Guterres ka paralajmëruar se luftimet e mëtejshme mund ta fusin rajonin në një “krizë të pakontrollueshme”.Ai u lut për t’i dhënë fund menjëherë dhunës “krejtësisht të tmerrshme”.

Herët të hënën, aeroplanët luftarakë izraelitë filluan 80 sulme ajrore në disa zona të qytetit të Gazës, menjëherë pasi militantët e Hamasit hodhën një breshëri raketash në Izraelin jugor.